Xhiroja e 23-të në elitën e futbollit vendor nis sot me dy përballje interesante, raporton SHENJA. Pas triumfit bindës ndaj Shkupit në xhiron e kaluar, Struga synon të vazhdojë serinë pozitive, teksa nga ora 12:00 në terrenin vendas përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin.
Ndërkohë, nga ora 14:30, Vardari mat forcat me Brera Strumicën në një tjetër duel që pritet të zgjojë interes te tifozët.
Xhiroja e 23-të vazhdon të dielën me përballjet Tikveshi – Shkupi dhe Shkëndija – Arsimi, ndërsa do të mbyllet të hënën me dy takime të tjera: Sileksi përballet me Pelisterin, kurse Bashkimi luan kundër Rabotniçkit. /SHENJA