Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka emëruar z. Xhelil Bajrami në detyrën e Këshilltarit politik.
Z. Bajrami është i diplomuar në Juridik dhe në Gjeografi-Histori, ndërsa ka përfunduar edhe studimet pasuniversitare duke fituar titullin Magjistër i Shkencave Politike. Formimi i tij akademik ndërdisiplinor dhe angazhimi i tij në çështjet publike e politike e bëjnë atë një profil të përgatitur për të kontribuar në proceset analitike dhe këshillimore.
Me përgatitjen e tij akademike dhe përvojën në çështjet politike dhe publike, ai pritet të japë kontribut në analizën dhe zhvillimin e politikave, në përgatitjen e qëndrimeve strategjike, si dhe në mbështetje të proceseve organizative dhe vendimmarrëse, duke ofruar këshillim politik dhe strategjik dhe duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve analitike dhe në avancimin e agjendës politike që synon zhvillimin demokratik, stabilitetin politik dhe përfaqësimin e dinjitetshëm të qytetarëve.