Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është identifikuar





Një person është vrarë dhe një person tjetër është plagosur në orët e para të ditës së sotme në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Gjakovës, përmes zëdhënësit Drin Domi.

Domi për Klankosova.tv deklaroi se i dyshuari është identifikuar edhe gjendet në arrati.

“Është inicuar rast për vepren penale “Vrasje e rëndë”. I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo