VMRO-DPMNE ngre dyshime të forta: A ishte Bashanoviq ndërmjetës në marrëveshje kyçe dhe ndryshimin e emrit të shtetit?





VMRO-DPMNE ka hedhur akuza të reja ndaj LSDM, duke kërkuar përgjigje publike për rolin e mundshëm të Zoran Bashanoviq në procese të rëndësishme shtetërore.

Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM prej disa ditësh po hesht ndaj pyetjeve nëse Bashanoviq ka qenë ndërmjetës në marrëveshje të rëndësishme në sektorin e energjetikës, si dhe në procesin e ndryshimit të emrit të shtetit.

Partia opozitare kërkon transparencë të plotë për periudhën e qeverisjes së Zoran Zaev dhe Venko Filipçe, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse ka pasur ndikime apo ndërmjetësime në vendimmarrje strategjike.

VMRO-DPMNE thekson se çdo heshtje nga ana e LSDM-së vetëm sa rrit dyshimet dhe kërkon përgjigje të qarta dhe të drejtpërdrejta për opinionin publik.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo