LSDM-ja opozitare po manipulon publikun me një makineri serbe të PR-it, Bashanoviq dhe Zaev po drejtojnë dhe po tërheqin fijet prapa skenave, akuzon VMRO-DPMNE në një komunikatë për publikun.
Të ngjajshme
Kërcet dajaku në ditë të Bajramit, policia arreston dy baballarë për dhunë ndaj fëmijëve të tyre
Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja përdor mbështetje të jashtme PR për të krijuar njoftime për shtyp dhe konferenca për shtyp me të cilat manipulon publikun.
“Zoran Bashanoviq, ish-këshilltari i Zoran Zaevit, ka një rol kyç në ekipin e PR-it të LSDM-së dhe Filipçes. Zoran Zaev qëndron pas angazhimit të strukturës së PR-it.
Vetëm pak muaj më parë, me rekomandimin e Zoran Zaevit, Filipçe shkoi në Nish të Serbisë dhe u takua me Milan Shekiqin, një njeri që tani është përgjegjës për deklaratat e rreme dhe konferencat për shtyp të LSDM-së.
Milan Shekiq është personi përgjegjës për krijimin e komunikimeve, një njeri që punon në agjencinë serbe të PR-it “Eye Media”, dhe përmes Bashanoviqit dhe Zaevit atij iu ofrua të punonte për LSDM-në. Aktivitetet e PR-it koordinohen dhe drejtohen nga Shkupi, ish-këshilltari i Zaevit, Zoran Bashanoviq dhe Milan Shekiq, ndodhen në hotelin Skopje Park dhe prej andej drejtojnë qendrën e gënjeshtrave të LSDM-së”, akuzon VMRO DPMNE.