Vjosa Osmani dorëzon në Kuvend amendament: Zgjedhje të drejtpërdrejta për president





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit, duke i ftuar të gjitha partitë politike t’i mbështesin. Osmani tha se tani “le të flasë populli”, duke theksuar dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e kreut të shtetit.

“ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT! Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese. Tash e tutje, le të flasë populli!”, tha Osmani.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo