Vitin e kaluar rreth 1.800 qytetarë magjistruan dhe specializuan në Maqedoninë e Veriut

Vitin e kaluar, 1.855 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë fituar titujt magjistër ose specialist, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Kjo është një shifër e ngjashme me atë të vitit 2024 më e lartë për gjysmë për qind.

Rritja është përqindërisht më e theksuar te doktorët e shkencave, vitin e kaluar doktoruan 245 qytetarë, që është madje 14 për qind më shumë se në vitin 2024, kur u regjistruan 215 doktorë të rinj të shkencave. Mbi 60 për qind e magjistrave, specialistëve dhe doktorëve të rinj që kanë fituar këto tituj në vitin 2025 janë gra, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, përcjell “Alsat”.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave rritja më e theksuar është te doktorët e shkencave, vitin e kaluar doktoruan 245 qytetarë ose 14 për qind më shumë se në vitin 2024 kur u regjistruan 215 doktorë të rinj, mbi 60 për qind e atyre që fituan tituj në vitin 2025 janë gra.

Fushat më të preferuara për avancim profesional dhe hulumtim shkencor kanë qenë biznesi dhe e drejta. Nga 1.558 punime të magjistraturës, pothuajse një e treta kanë qenë në këto fusha gjithsej 497. Ka pasur gjithashtu interes të madh për inxhinieri, prodhim dhe ndërtimtari 256 punime magjistrature, si dhe për shkencat shoqërore 230.

Pavarësisht mungesës së vazhdueshme të kuadrit shëndetësor, sidomos specialistëve apo titujve më të lartë shkencorë që do të bartnin njohuritë te mjekët, nga doktorët e diplomuar vetëm 82 janë specializuar ose kanë magjistruar.

“Numri më i madh i personave, 25,3 për qind, kanë doktoruar në fushat e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale; në biznes, administratë dhe drejtësi 14,7%; në inxhinieri, prodhim dhe ndërtimtari 12.7%; në art dhe shkenca humane – 12,2%; pasojnë shkencat shoqërore, gazetaria dhe informimi me 10,2%, ndërsa fushat e tjera kanë përfaqësim më të ulët”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Statistikave.

“Pjesëmarrja e grave magjistra në numrin e përgjithshëm të personave që kanë fituar titullin shkencor magjistër në vitin 2025 është 61,2%. Pjesëmarrja e grave magjistra në vitin 2024 është 61.6%”, thuhet në raportet e Entit për vitet 2025 dhe 2024.

Nga 1.558 magjistra të rinj vitin e kaluar, madje 954 kanë qenë gra dhe 604 burra. Tek specializimet, kjo diferencë është edhe më e theksuar 203 kanë qenë gra dhe 94 burra.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo