Vëllai i gruas që u gjet e vdekur me vajzën: Me vite është denoncuar dhuna në familje, kërcënime, tentativë për vrasje – sistemi dështoi!

Sot ka ndodhur një tragjedi në të cilën u shuan dy jetë të reja. Vëllai i gruas, përkatësisht daja i fëmijës gjashtëvjeçar, Aleksandar Stojanoski, përmes një njoftimi publik i është drejtuar opinionit në emër të familjes, duke akuzuar se institucionet kanë dështuar totalisht. Ai thekson se gruaja kishte denoncuar dhunën në vazhdimësi, por institucionet nuk kishin reaguar.

​„Edhe pse e kam shumë të vështirë, dua të drejtohem në emër të familjes sime: sot ndodhi një vrasje. Sot dështoi MPB-ja, Shërbimet Sociale, sot dështoi i gjithë sistemi ynë… Pas vitesh denoncimesh për dhunë në familje, dhunë fizike dhe psikike mbi të dyja, kërcënimeve dhe madje një tentative vrasjeje në mes të një institucioni shtetëror, unë humba mbesën dhe motrën time.

​Shteti lejoi që të shuhen jetë të reja. Ju lutem mos spekuloni për atë që ka ndodhur; askush nuk do të mi kthejë më të dashurit e mi, por drejtësia duhet të shkojë deri në fund dhe nuk do të ndalemi derisa kjo të ndodhë! Duke pasur parasysh se përkundër të gjitha denoncimeve dhe ngjarjeve, institucionet nuk kanë vepruar deri më tani, kërkoj fokusin e opinionit dhe mediave për këtë rast. Nuk do të lejojmë që kjo të kalojë vetëm si një shifër, drejtësia duhet të arrijë çdo person përgjegjës!

​Motra ime sot duhej të shkonte sërish në qendrën sociale për të gjitha këto gjëra. Me mbesën u dëgjuam për festën e ‘Faljeve’, më tha: ‘Dajë, më fal nëse të kam bërë ndonjë gabim’… Mbesa e dajës, më fal ti mua, u fal institucioneve të paafta, por unë dajë, nuk do të fal dhe nuk do të harroj kurrë. Shpërndajeni, që të mos harrohet dhe të mos humbet në sistemin tonë!“, shkroi Stojanoski.

​Tragjedia ndodhi në lagjen Taftalixhe të Shkupit, ku gruaja u gjet e vdekur bashkë me vajzën e saj. Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes deri vonë në mbrëmje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo