Vdekja e 10-vjeçarit që ra nga ballkoni në Tetovë: MPB me detaje për rastin





Sot (03.03.2026) në ora 09:25 në Sektori për Punë të Brendshme Tetovë është raportuar se në Spitali Klinik Tetovë është dërguar pa shenja jete një djalë 10-vjeçar nga Tetova.

Sipas raportimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga tarraca e banesës ku jetonte në Tetovë. Prindërit janë njoftuar për rastin nga një fqinj, pas çka e kanë dërguar menjëherë në spital.

Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo