Ushtria izraelite ka pretenduar se forcat e saj kanë kryer sulme ndaj objektivave në zonën veriore Noor të Iranit, transmeton Anadolu.
Njoftimi i ushtrisë u bë përmes një postimi në rrjetin social amerikan X, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë mbi 1.300 persona, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei, përplasjet janë përshkallëzuar.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë në shënjestër Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.