Urime për Bajram/ Krerët e feve dhe politika uron Komunitetin Mysliman Shqiptar

Pas një muaji agjërim dhe lutje, besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin.

Në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ceremonia vijoi më pas, me pritjen e krerëve të feve të tjera në vend.

Kreu i Bektashinjve, Baba Mondi dhe kreu i Kishës Ortodokse, Imzot Jan Pelushi, përcolli një mesazh urimi në këtë ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë.

Mesazhet u përcollën dhe nga politikanë. Kreu i shtetit, Bajram Begaj uroi Fiter Bajramin nga Xhamia në Golem.

Presidenti theksoi se vlerat që mbart muaji i Ramazanit, duhet të jenë pjesë e jetës së secilit, në çdo kohë dhe për çdo brez.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, si zakonisht, uroi përmes rrjeteve sociale. Me librin hapur të Kuranit, Rama shkruan “GËZUAR FITËR BAJRAMIN”.

Për këtë festë, më të rëndësishem në kalendarin myslimanë, ambasada amerikane në Tiranë, shpërndardau mesazhin Presidencial; “Ne përcjellim urimet tona më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar të gjithë atyre që festojnë”.

Urim për besimtarët myslimanë shqiptarë, përcolli edhe Delegacioni i BE-së, në Shqipëri. “Kjo festë sjelltë paqe, shpresë dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja”, shkruhet në faqen zyrtare të Delegacionit

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo