Qeveria në seancë vendosi që të ulet TVSH-ja e benzinës dhe dizelit nga 18% në 10%! Me këtë, siç tha kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media, presin që çmimi i benzinës të mos ndryshojë, ndërsa çmimi i dizelit të rritet rreth 3 ose 3,5 denarë për litër.
Ky vendim për ulje të TVSH-së parandalon rritjen më të madhe të derivateve. Kjo për shkak se me përllogaritjet sipas çmimit në bursë, siç tregoi Mickoski, çmimi që do të propozohej nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, do të ishte rritje e Benzinës 95 dhe 98 për 6,5 denarë për litër, ndërsa për Diselin kjo do të ishte 10,5 denarë për litër.
“Sipas përllogaritjeve tona dhe në bazë të analizave të çmimeve në bursë, Komisioni Rregullatorë nesër do të sjellë numrat e saktë dhe vendimin përfundimtar, por në bazë të përllogaritjeve tona dhe lëvizjes së çmimit në bursë, presim që propozimi të jetë rritje e Benzinës 95 dhe 98 për 6,5 denarë për litër, ndërsa për Dizelin kjo do të ishte 10,5 denarë për litër. Duke e pasur parasysh këtë, presim që në bazë të këtyre përllogaritjeve vendimi i Komisionit Rregullatorë të jetë rritje e Benzinës 95 dhe 98 nga 86,5 denarë dhe 88,5 denarë në 93 dhe 95 denarë, ndërsa çmimi i Dizelit të rritet nga 92 në 102,5 denarë. Si Qeveri me përgjegjësi, sot në seancë qeveritare sollëm vendim të ulet TVSH-ja e benzinës dhe dizelit nga 18% në 10% dhe nëse kjo merret parasysh presim që çmimi i benzinës të mos ndryshojë, ndërsa çmimi i dizelit të rritet rreth 3 ose 3,5 denarë për litër” tha Mickoski në konferencë për media.
Me këtë, kryeministri tha se përllogarisin që qytetarëve t’ua kursejnë rreth 200 mijë euro në ditë.