Trump: Udhëheqësi i ardhshëm i Iranit duhet të ketë miratimin e SHBA-së





Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se udhëheqësi i ardhshëm i Iranit “nuk do të qëndrojë shumë në post” nëse Teherani nuk merr më parë miratimin e tij.

Komentet e tij erdhën ndërsa organi klerikal iranian përgjegjës për zgjedhjen e pasardhësit të udhëheqësit suprem të vrarë Ali Khamenei, u raportua se ka votuar dhe pritet të shpallë një emër lideri së shpejti.

“Ai do të duhet të marrë miratimin tonë. Nëse nuk merr miratimin tonë, nuk do të zgjasë shumë”, u shpreh ai.

Më parë, ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, hodhi poshtë idenë e ndërhyrjes së SHBA-së në zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm suprem të vendit dhe se zgjedhja e liderit i takon popullit iranian.

Trump gjithashtu më parë ka deklaruar se do dikë që të sjellë harmoni dhe paqe në Iran, duke shtuar se dëshiron të jetë i përfshirë në emërim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo