Trump identifikon zyrtarin iranian me të cilin po negociojnë: Nuk e dimë akoma nëse është i besueshëm
Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi të hënën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po negociojnë me kryetarin e parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, sipas New York Post.
Trump nuk e kishte identifikuar më parë se kush po përfaqësonte Iranin në bisedimet e vazhdueshme për armëpushim.
Trump thuhet se tha se nuk është ende i sigurt nëse Ghalibaf është i besueshëm, duke thënë se do ta “zbulojmë brenda rreth një jave”.
Ndërkohë Donald Trump tha se Irani do të lejojë 20 anije mallrash të transportojnë naftë përmes Ngushticës së Hormuzit të hënën.
Ky lëshim vjen ndërsa SHBA-të dhe Teherani janë të angazhuar në bisedime për armëpushim këtë javë, pasi Trump thotë se ka një regjim “të ri dhe më të arsyeshëm” në pushtet.
Më herët, Trump tha se SHBA-të dhe Teherani janë në “diskutime serioze” për t’i dhënë fund luftës në Iran dhe kanë bërë “përparim serioz”.