Trump: Do hakmerremi për vdekjen e ushtarëve amerikanë





Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni do të hakmerret për vdekjen e ushtarëve amerikanë dhe do t’i japë goditjen më ndëshkuese regjimit iranian.

Në videomesazhin e tij, mbi konfliktin me Iranin në platformën Truth Social, Trump pretendoi se Shtetet e Bashkuara janë në mes të një operacioni masiv, i cili siç tha ai ka të bëjë jo vetëm me sigurinë e periudhës së tanishme, por edhe të brezave të ardhshëm.

“Si një komb i vetëm, ne vajtojmë për patriotët e vërtetë amerikanë që kanë bërë sakrificën më të madhe për vendin tonë, ndërsa vazhdojmë misionin e drejtë për të cilin ata dhanë jetën. Fatkeqësisht, ka mundësi që të humbin më shumë jetë para se të përfundojë kjo betejë, por do të bëjmë çdo gjë të mundshme që kjo të mos ndodhë. Amerika do të hakmerret për vdekjet e tyre dhe do t’u japë një goditje të ashpër terroristëve që kanë kryer veprime kundër njerëzimit. Një regjim iranian i pajisur me raketa me rreze të gjatë dhe armë bërthamore do të përbënte një kërcënim të tmerrshëm për çdo amerikan.”-tha Trump.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo