Tre persona janë arrestuar në Tetovë, pasi gjatë kontrollit policor është gjetur drogë.
“Më 27.03.2026, në ora 23:30, në lagjen Drenovec të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat I.R. (38), S.R. (26) dhe R.R. (40), të gjithë nga Tetova, sepse gjatë kontrollit të ushtruar, te S.R. është gjetur dhe sekuestruar marihuanë”, njofton policia.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të dorëzohet parashtresë përkatëse, shkruan Tetovasot.