Thanë se Khamenei është vrarë, reagon Ministri i Jashtëm i Iranit: Unë e di që është gjallë





Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se sipas informacioneve që disponon, lideri suprem i Republikës Islamike, Ajatollah Ali Khamenei, është gjallë.

Duke folur nga Teherani për NBC News, Araghchi tha se pas sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, dy komandantë iranianë kanë humbur jetën.

Megjithatë, ai theksoi se zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit kanë mbijetuar, përfshirë kreun e gjyqësorit dhe kryetarin e parlamentit.

“Të gjithë zyrtarët e lartë janë gjallë. Pra, të gjithë janë tani në pozicionin e tyre dhe ne po e trajtojmë këtë situatë dhe gjithçka është në rregull”, u shpreh Araghchi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo