Një tjetër fitore për fjalën e lirë dhe gazetarinë në vend!
Portali Tetovasot dhe gazetari Nevrij Ademi kanë fituar betejën ligjore në Gjykatën e Tetovës ndaj një padie të ngritur nga një hoxhë nga Debërca.
Sipas informacioneve, gjykata ka vendosur në favor të gazetarit dhe mediumit, duke rrëzuar pretendimet e paditësit dhe duke konfirmuar se raportimi ka qenë në përputhje me standardet profesionale dhe ligjore.
Ky vendim konsiderohet një mesazh i fortë në mbrojtje të lirisë së medias dhe të drejtës për informim, në një kohë kur gazetarët shpesh përballen me presione dhe padi.
Gazetari Nevrij Ademi ka theksuar shkurt se “e vërteta gjithmonë fiton”, duke shtuar se kjo betejë nuk ishte vetëm personale, por në shërbim të parimeve të gazetarisë së lirë.
Tetovasot mbetet i përkushtuar në informimin e drejtë dhe të paanshëm të publikut.