Dy qytetarë nga Tetova kanë raportuar një incident me një grup të miturish.
“Më 15.03.2026 në ora 22:40 në SPB Tetovë, S.N.(44) dhe A.M.(44) raportuan se një grup të miturish në rrugën ‘Ilindenska’ kanë prishur rendin publik me sjellje agresive dhe fyerje ndaj fëmijëve të tyre të mitur”, thuhet në raportin policor.
Policia po ndërmerr masa për identifikimin e personave të përfshirë.TS