Sulm me raketë ndaj një anijeje mallrash në Ngushticën e Hormuzit, shpërthen zjarr dhe evakuohet ekuipazhi
Një anije mallrash është goditur nga një raketë e panjohur në Ngushticën strategjike të Hormuzit, duke detyruar ekuipazhin të evakuohet, njoftoi Agjencia e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), siç raporton “The Guardian”.
Në anijen, e cila ndodhej 11 milje detare në veri të Omanit, ka shpërthyer një zjarr, pas të cilit është kërkuar ndihmë dhe është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i personelit.
Më herët, është goditur edhe një tjetër anije mallrash që ndodhej 25 milje detare në veri-perëndim të emiratit Ras Al Khaimah.
Kapiteti i anijes me kontinerë konfirmoi se mjeti lundrues është dëmtuar nga një raketë e dyshimtë, por e paidentifikuar.
Shkalla e dëmtimit ende nuk dihet, mirëpo është konfirmuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë shëndoshë e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.