Sulejmani: Për gjuhën shqipe kemi ende shumë punë, Bilalli-Zendeli kërkon zbatim të Ligjit të Gjuhëve
Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe dhe sistemi “Safe City” ishte temë diskutimi në emisionin Click Plus, ku përfaqësues të partive politike shprehën qëndrime të ndryshme lidhur me këtë çështje.
Përfaqësuesi i koalicionit VLEN, njëherit zv/ministër i Arsimit, Driton Sulejmani, tha se në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe ka ende shumë punë për të bërë. Ai theksoi se në seancën e Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut nuk është trajtuar gjuha shqipe, por kushtetutshmëria e sistemit “Safe City”.
Sipas Sulejmanit, sistemi “Safe City” është në të mirë të qytetarëve dhe nuk ka arsye që të shfuqizohet, pasi deri më tani ka dhënë rezultate pozitive, përfshirë edhe uljen e aksidenteve në trafik, madje edhe të atyre me pasoja fatale.
“Është çështje procedure. Edhe vetë sistemi ‘Safe City’ nuk është i kompletuar në tërësi. Vërehen edhe probleme që dalin gjatë zbatimit të tij, mirëpo si proces dhe si ndryshim në sistem është mirëpritur dhe po i jep efektet e tij. Me kalimin e kohës gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet”, deklaroi Sulejmani.
Në anën tjetër, deputetja e Bashkimi Demokratik për Integrim, Arta Bilalli-Zendeli, kritikoi kryetarin e Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, duke e cilësuar paraqitjen e tij si të papërshtatshme për një shtet multietnik.
Ajo theksoi se në një shtet që bazohet në parimet e Marrëveshja e Ohrit, respektimi i gjuhës shqipe është detyrim ligjor.
Sipas Bilalli-Zendelit, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve duhet të zbatohet plotësisht dhe institucionet janë të obliguara që t’u mundësojnë qytetarëve qasje në shërbime edhe në gjuhën shqipe.