Dubai është goditur nga përmbytjet gjatë natës pasi “reshje të dendura shiu” goditën disa qytete në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), duke bërë që zyrtarët të lëshojnë paralajmërime.
Foto u postuan në internet nga Zyra e Medias në Dubai dhe të tjera të rrufeve që godisnin Burj Khalifa-n 829 metra të lartë, ndërtesën më të lartë në botë.
Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe aktivizuan masat e emergjencës dhe lëshuan alarme sigurie në të gjithë vendin.
“Shi i rrëmbyeshëm, stuhi dhe erëra të forta” përfshiu pjesë të mëdha të Emirateve të Bashkuara Arabe nga e enjtja deri të premten në orët e para të mëngjesit. Një sistem moti i paqëndrueshëm shkaktoi “vetëtima, bubullima të forta dhe reshje të dendura shiu në disa qytete”, si dhe “erëra që ngritën pluhur dhe dukshmëri të reduktuar”,raportuan mediat.
Forca policore e Dubait tha në X se përpjekjet e saj ishin intensifikuar, me ekipe të specializuara që ndihmonin në sigurinë e rrugëve në mënyrë që “trafiku të lëvizte pa probleme”.
Policia, ekipet e pompimit dhe automjetet e shpëtimit dolën në rrugë para agimit për të pastruar ujin dhe për t’u përballur me pasojat e kushteve të pazakonta, tha AOL.
Që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael me Iranin, Dubai është përballur me sulme të shpeshta nga raketa dhe dronë iranianë, me sulme në aeroport dhe objektiva të tjera.
Autoritetet nuk dhanë detaje se çfarë dëmesh kishte shkaktuar moti, nëse kishte, apo nëse kishte vdekje apo lëndime.
