Sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se gjatë javës së re do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, deri të mërkurën me reshje të herëpashershme lokale shiu. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë mesatare, në disa vende herë pas here e përforcuar nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura ditore do të ketë tendencë rënieje