“S’keni tolerancë” – Nga presidenca i reagojnë ashpër Kurtit dhe VV-së

“S’keni tolerancë” – Nga presidenca i reagojnë ashpër Kurtit dhe VV-së

Shefja e Stafit të presidentes, Learta Hollaj i ka reaguar pushtetit të Vetëvendosjes që ka kundërshtuar dekretin e saj për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Ajo ka thënë se presidentja Vjosa Osmani do ta shkelte kushtetutën sikur të mos e lëshonte dekretin për zgjedhjet e reja.

“Presidentja zbatoi atë që Kushtetuta kërkon. Pra, kreu një detyrim kushtetues e jo një dëshirë. Ajo do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte një dekret të tillë.
Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni as tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji. Presidentja vetë ka thënë se e mirëpret dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese dhe se çfarëdo vendimi do ta respektojë.
Në një republikë, zelli për Kushtetutën është detyrë, jo ambicie” ka shkruar Hollaj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo