Shpëtohet turistja italiane e lënduar në Malet e Sharrit





​Sot në orën 13:35, në numrin unik për raste urgjente u mor një denoncim për një person të lënduar të gjinisë femërore, shtetase e Italisë, në Malet e Sharrit, në afërsi të Liqeneve të Dobroshit.

​Pas marrjes së thirrjes, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) kontaktoi menjëherë institucionet kompetente dhe nisi aksionin e shpëtimit. Për shkak të kompleksitetit dhe terrenit të paarritshëm, për ndërhyrje u angazhua një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme, së bashku me ekipin e shpëtimit nga njësitë speciale.

​Në orën 16:00, ekipi i shpëtimit arriti në vendndodhje, pas së cilës personi i lënduar u nxor me sukses dhe u transportua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku iu dha ndihma mjekësore për shkak të një thyerjeje në këmbë.

​Gjatë gjithë aksionit të shpëtimit, operatorët kujdestarë në QMK ishin në komunikim të vazhdueshëm me personat në vendngjarje dhe në koordinim me shërbimet e angazhuara të shpëtimit, me qëllim realizimin e suksesshëm dhe në kohë të ndërhyrjes. Qendra për Menaxhimin e Krizave shpreh mirënjohje për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shërbimet e tjera që morën pjesë në shpëtimin e suksesshëm.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo