Lirijan Xheladini është një talent premtues i Shkëndija U19, një lojtar shumëdimensional që shquhet si mesfushor, por shpesh avancon edhe në sulm, duke treguar aftësi të shkëlqyera si golashënues informon Tetovasot. Një nga armët e tij më të forta është shpejtësia, sidomos në situata “një me një”, ku shpesh është e vështirë ta ndalosh. Përveç shpejtësisë, Lirijani ka një qasje të jashtëzakonshme ndaj lojës: vrapon shumë, ndihmon ekipin në mbrojtje dhe ofensivë, dhe ka instinkt për të krijuar hapësira dhe mundësi shënimi.

Talenti i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga stafi i reprezentacionit për grupmoshat, ku Lirijani vazhdimisht demonstroi profesionalizëm dhe përkushtim. Aktualisht, ai është pjesë e formacionit nën drejtimin e trenerit Bekim Osmani, ku vazhdon të përmirësohet dhe të marrë eksperiencë të çmuar në konkurrencë të nivelit të lartë.
Lirijani ëndërron të bëhet një ditë pjesë e ekipit të parë të Shkëndija, duke bërë hapin tjetër në karrierën e tij dhe duke u bërë një lojtar i rëndësishëm për klubin dhe për futbollin e rinjve në Maqedoni.
Përkushtimi, shpejtësia dhe dëshira për të arritur majat e bëjnë atë një emër për t’u ndjekur në vitet e ardhshme.