Shoqata “Malësia” në Kaliforni uron Kosovën: Kjo fitore është krenari për gjithë kombin shqiptar





Shoqata “Malësia” në Kaliforni ka uruar sportistët dhe ekipin e Kosovës për fitoren e arritur, duke e cilësuar atë si një sukses të jashtëzakonshëm për mbarë kombin shqiptar.

Në mesazhin e saj, shoqata thekson se kjo arritje është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe shpirtit sportiv që karakterizon sportistët kosovarë. Ajo shpreh krenarinë për këtë sukses dhe vlerëson kontributin e të gjithë atyre që bënë të mundur këtë fitore.

“Kjo fitore i takon gjithë shqiptarëve dhe na frymëzon për të ardhmen”, thuhet në postimin e Shoqatës “Malësia” Kaliforni.

Në përfundim, shoqata u ka uruar sportistëve të Kosovës suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre sportiv.

Ja postimi i plotë:

“Shoqata ‘Malësia’ në Kaliforni uron me zemër të gjithë sportistët dhe ekipin e Kosovës për këtë fitore të jashtëzakonshme!

Kjo arritje është një dëshmi e talentit, përkushtimit dhe shpirtit sportiv që karakterizon kombit tonë. Ne jemi krenarë që mund të festojmë së bashku këtë sukses dhe falenderojmë të gjithë ata që kontribuan për ta bërë të mundur këtë fitore.

Kjo fitore i takon gjithë shqiptarëve dhe na frymëzon për të ardhmen. Urime dhe suksese të mëtejshme Kosovës tonë të dashur!” 🏆🇽🇰

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo