Gjenerata U19 e KF Shkëndija , e drejtuar nga Bekim Osmani, ka shënuar një fitore spektakolare ndaj FC Struga Trim Lum U19, duke triumfuar me rezultat të thellë 7:1 informon Tetovasot.
Ndeshja u dominua plotësisht nga të rinjtë kuqezi dhe gjithçka u praktikisht u vendos që në pjesën e parë, e cila përfundoi me epërsi të pastër 3:0 për Shkëndijën me rezultatin qe e hapi Albion Jashari.
Në pjesën e dytë, ekipi nuk e uli aspak ritmin, duke vazhduar presionin dhe lojën sulmuese, për ta thelluar edhe më shumë rezultatin deri në shifrat përfundimtare.
Një paraqitje shumë të mirë zhvilluan disa futbollistë, ndërsa u veçua edhe Lirijan Xheladini, një lojtar që vrapon pa u ndalur, me shumë energji dhe talent, i cili njëkohësisht është edhe pjesë e përfaqësueses për këto grupmosha.
Pas ndeshjes, ish-futbollisti i Shkëndijës dhe tashmë trajner i kësaj gjenerate, Bekim Osmani, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës:
“Jam shumë i kënaqur me qasjen dhe disiplinën e lojtarëve. Që nga minuta e parë treguam karakter, ritëm të lartë dhe lojë kolektive. Ky rezultat është fryt i punës së përditshme dhe përkushtimit të djemve. Kemi shumë talente dhe detyra jonë është t’i zhvillojmë hap pas hapi për nivele më të larta.”TS