Shkëndija U16 vazhdon serinë pozitive dhe kryeson e vetme renditjen





Shkëndija U16 ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në transfertë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0 ndaj Struga Trim Lum informon Tetovasot.
Të përzgjedhurit e trajnerit Ismail Ismaili vazhdojnë formën pozitive në sezonin pranveror, duke forcuar kështu pozitën e parë në renditje me dy fitore radhazi dhe duke konfirmuar objektivat e larta për vazhdimësinë e kampionatit.
Ndeshja u karakterizua nga luftë e fortë sportive, disiplinë taktike dhe një paraqitje shumë e mirë , që arriti ta ruajë epërsinë deri në fund të ndeshjes.
Deklaratë trajneri i Shkëndija U16, Ismail Ismaili:
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë në një terren dhe kundërshtar të fortë. Jam i kënaqur me angazhimin, disiplinën dhe karakterin që treguan djemtë gjatë gjithë 90 minutave. Këto fitore janë të rëndësishme jo vetëm për tabelën, por edhe për rritjen dhe pjekurinë e ekipit. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim, sepse sezoni është ende i gjatë dhe çdo ndeshje kërkon maksimumin.”Tetovasot

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo