Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë fituar luftën në Iran dhe shtoi se ka mbetur vetëm për t’u vendosur se kur do të ndalen.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha në një aktivitet në Kentucky se Irani është thuajse i shkatërruar, ndërsa forca ajrore e vendit të Lindjes së Mesme është eliminuar.
Ne fituam. Gjatë 11 ditëve të fundit, ushtria jonë praktikisht e ka shkatërruar Iranin. Forcat e tyre Ajrore janë zhdukur plotësisht. Ata nuk kanë më radarë, nuk kanë pajisje kundërajrore. Ata nuk kanë potencial bërthamor, pasi ne e shkatërruam gjatë operacionit “Midnight Hammer”. Menduam se ky do të ishte fundi, por ata filluan përsëri. Kjo është arsyeja pse duhet t’i japim fund, sepse nuk duam të kthehemi çdo dy vjet”, tha Trump.
Deklaratat e Trump erdhën teksa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon. çmimeve të naftës.
Këtë herë sulmet hakmarrëse të Iranit nuk goditën vetëm bazat amerikane në rajon. Ministria e mbrojtjes e Italisë tha se një raketë goditi një bazë italiane në qytetin e Erbilit, në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut, gjatë natës, pa shkaktuar viktima.
Italia ka rreth 300 ushtarë në Erbil, të cilët trajnojnë forcat kurde.
Izraeli dhe Irani vazhdojnë të shkëmbejnë sulme në të gjithë Lindjen e Mesme. Sulmet izraelite ndaj Teheranit nuk kanë ndalur, ndërsa edhe shtete të tjera të Gjirit kanë raportuar sulme, përfshirë një incident me dron në Dubai.
Arabia Saudite, Katari, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan gjithashtu sulme ajrore gjatë natës.