Serbia sërish në kaos, përplasje gjatë zgjedhjeve! Gazetarja jep detaje

Në një lidhje live për Euronews Albania, gazetarja Ardita Beluli dha më shumë detaje mbi zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Serbi që u mbajtën ditën e djeshme në 10 qytete.

Sipas gazetares, gjatë ditës së djeshme në zgjedhjet lokale ka pasur përplasje fizike, dhunë, kërcënime kundrejt votuesve dhe akuza për blerje votash.

“Serbia mbajti zgjedhjet lokale në 10 qytete, të cilat u shoqëruan me tensione politike, me akuza për parregullsi për orët e mbylljes së votimeve dhe blerje votash.

Këto zgjedhje në nivel lokal janë shoqëruar me tensione dhe incidente, ka pasur raste që kanë përfshirë dhunë fizike, kërcënim dhe frikësim të votuesve nga disa lokacione, po ashtu dhe nga pala opozitare. Lëvizja studentore ka pasur edhe akuza për blerje votash dhe përgjithësisht kritika pas mbylljes së vendvotimeve për parregullsi zgjedhore.

Nga ana tjetër, janë parë se rezultatet e këtyre zgjedhjeve lokale kanë qenë në avantazh për Partinë Progresiste Serbe, që përfaqësohet nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Nëse i referohemi të dhënave zyrtare të Komisionit Zgjedhor Republikan në Serbi, procesi zgjedhor, sic thonë ata, është realizuar në mënyrë të rregullt, ku shohim dy paralele të kundërta.

Ndërsa nga ana e opozitës në Serbi është kundërshtuar procesi zgjedhor lokal si një proces jo i lirë dhe jo i ndershëm, ndërsa ankesa zyrtare kanë prezantuar partitë opozitare, por rezultatet nuk ishin në favor të opozitës dhe lëvizjes studentore”, u shpreh gazetarja.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo