Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot gjendet për vizitë zyrtare në Maqedoni





Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot gjendet në vizitë zyrtare në vend.
Rutte do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ai është planifikuar gjithashtu të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Parlamentit Afrim Gashi. Rutte do të marrë pjesë edhe në një stërvitje demonstruese të Armatës.

Kjo është vizita e parë e Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në Shkup. Ai ishte në vend në nëntor 2021 si kryeministër i atëhershëm i Holandës.

Në vitin 2023, Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilloi vizitë zyrtare në Maqedoni.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka mbushur mbi 5 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA.

Në kohën kur vendi përpiqet të arrijë 2 përqindëshin, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte deklaroi se anëtarët e aleancës së shpejti do të diskutojnë rritjen e objektivave të shpenzimeve të mbrojtjes përtej 2% të PBB-së aktuale, pasi ky nivel është i pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë afatgjatë, tha Rutte në një konferencë shtypi pas një takimi ministror të NATO-s në Bruksel. Rutte theksoi se nevoja për shpenzime më të larta të mbrojtjes tejkalon kritikat e mëparshme të presidentit amerikan Donald Trump për kontributet e mbrojtjes të Evropës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo