Rusia bën deklaratën: SHBA shpiku kërcënimin si pretekst kundra Iranit, ja çfarë u fshe nga bisedimet
Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë shpikur një kërcënim të supozuar nga Irani si pretekst për të rrëzuar qeverinë e saj.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, tha se SHBA e kishte përdorur procesin e negociatave bërthamore me Iranin si një mbulesë për të fshehur planin e saj për një ndryshim qeverie.
Ajo shtoi se objektet bërthamore të Iranit ishin sulmuar sërish, duke paraqitur një rrezik serioz.
Zakharova theksoi gjithashtu se Moska është e bindur se nuk ekziston një zgjidhje ushtarake për krizën dhe është e gatshme të vazhdojë kërkimin e zgjidhjeve bazuar në ligjin ndërkombëtar.