Rrahje në Podujevë, katër të arrestuar





Disa persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Shtedim të Podujevës.

Si pasojë, disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor, shkruan Klankosova.tv

Policia ka arrestuar katër të dyshuar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Shtedim, Podujevë 05.03.2026 – 17:30. Është raportuar një rrahje mes disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë, si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Janë arrestuar katër të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Klankosova.tv

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo