Çmimet e naftës në bursat botërore kanë pësuar një rënie drastike, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi të shtyjë sulmet ndaj Iranit.
Aktualisht, çmimi i naftës së llojit “Brent” është liruar me 10 dollarë, duke zbritur në 102 dollarë për fuçi, me një tendencë të mëtejshme rënieje.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se SHBA-ja dhe Irani kanë pasur bisedime shumë të mira dhe produktive gjatë dy ditëve të fundit për zgjidhjen e plotë të konfliktit në Lindjen e Mesme. Bazuar në tonin e këtyre bisedimeve të thella, detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë javës, udhëzova Sekretarin e Mbrojtjes që të shtyjë të gjitha sulmet ushtarake ndaj centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesëditore,” shkroi Trump në statusin e tij në Truth Social.