Raste pa fund për Shkëndijën U16, Arsimi shpëton me barazim

“Shkëndija U16 kishte gjithçka në përballjen ndaj Arsimit, përveç fatit, duke e mbyllur ndeshjen vetëm me barazim”, informon Tetovasot.

Gjenerata U16 e KF Shkëndija zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj KF Arsimi U16, por pavarësisht dominimit dhe rasteve të shumta, sfida përfundoi me barazim.

Në pjesën e parë, të përzgjedhurit e trajnerit Ismail Ismaili e nisën ndeshjen me presion të madh dhe krijuan disa raste të pastra shënimi, duke goditur edhe dy herë shtyllën. Megjithatë, futbolli shpesh di të jetë i padrejtë dhe mysafirët shfrytëzuan dy kundërsulme për të shënuar dy gola, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me epërsi të tyre.

Në pjesën e dytë në fushë u pa pothuajse vetëm një skuadër – Shkëndija. Kuqezinjtë luajtën një ndeshje thuajse perfekte, dominuan plotësisht dhe arritën të barazojnë rezultatin me dy gola, ndërsa patën edhe shumë raste të tjera për të përmbysur ndeshjen, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Pavarësisht barazimit, Shkëndija U16 mbetet lidere e padiskutueshme në tabelë, duke dëshmuar se kjo gjeneratë është ndër më premtueset e akademisë.

Pas ndeshjes, trajneri Ismail Ismaili deklaroi:

“Jam krenar me paraqitjen e djemve. Futbolli ndonjëherë nuk të shpërblen për gjithçka që jep në fushë, por mënyra si luajtëm sot më bën shumë optimist. Krijuam shumë raste, treguam karakter dhe reagim të madh në pjesën e dytë. Kjo gjeneratë ka shumë potencial dhe do të vazhdojmë të punojmë fort për të ardhmen e tyre.”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo