Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë.
Ai në një postim në Facebook shkruan se hapësirat publike janë të qytetarëve dhe siç tha ai të askujt tjetër.
“Është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë. Nuk ka më mallra në trotuare. Nuk ka më bllokim të rrugëve.Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve.Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar”, ka shkruar Rama, transmeton Klankosova.tv.