Qeveria zgjedh Nenad Savevskin si kryeprokuror të shtetit





Gjyqtari i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, Nenad Savevski, është zgjedhja e qeverisë për prokuror të ri të shtetit, mëson TV 24. Savevski vjen në këtë funksion, që është ndër më përgjegjësit në gjyqësor, me një përvojë të pasur në luftën kundër krimit të lartë.
Savevski është ish-prokuror publik i cili më vonë u bë gjyqtar, ndërsa në Gjykatën Penale ishte i ngarkuar me lëndët më komplekse nga fusha e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me këtë lëvizje, qeveria ka vendosur për një profesionist me përvojë, i cili i ka kaluar të gjitha shkallët e sistemit juridik.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo