Qeveria e Maqedonisë së Veriut do që një gjykatës maqedonas të jetë krye-prokurori i ardhshëm në prokurorinë publike të shtetit.
Në mbledhjen e sotme, koalicioni qeveritar i udhëhequr nga Kryeministri Hristijan Mickoski mori vëndim që parmamentit të vendit t’ia dërgojë për miratim emrin e gjyqtarit në Gjykatën Penale, Nenad Savevski, për t’a bërë atë personin numër një në prokurorinë publike të vendit.
“Pas një diskutimi gjithëpërfshirës, të arsyetuar dhe konstruktiv, Qeveria vendosi t’i paraqesë Parlamentit një propozim për zgjedhjen e Nenad Savevskit si Prokuror i ri Publik i Shtetit,” tha qeveria në një komunikatë për shtyp.
“Propozimi që Qeveria po i paraqet Parlamentit bazohet në vlerësimet dhe opinionet e ekspertëve të paraqitura nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, si dhe në një analizë të kujdesshme të integritetit profesional, përvojës dhe rezultateve të mëparshme të kandidatit. Në këtë drejtim, u vlerësua se kandidati i propozuar zotëron cilësitë e nevojshme profesionale dhe personale,” thuhet në komunikatën e qeverisë.
Qeveria tha se ajo beson se kandidati i propozuar do të kontribuojë në “forcimin e kapacitetit institucional, përmirësimin e standardeve profesionale dhe forcimin e besimit publik.”
Propozimi, i cili pritet që të miratohet nga shumica paramentare, vjen pasi që në dhjetor Ljupço Kocevski dha dorëheqjen para se të shkarkohej nga parlamenti me kërkesën e inicuar nga qeveria.
Qeverisë e pati akuzuar Kocevskin për “zbulim të paautorizuar të informacionit, të dhënave mbi çështjet gjyqësore, duke shkelur kështu detyrimin për të mbrojtur sekretin e procedurës në përputhje me ligjin”.