PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale





Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique e ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti thellë skuadrën angleze në dy ndeshjet.

Pasi fillimisht fitoi 5-2 në “Parkun e Princave” në Francë, Parisi e mposhti sot 3-0 Chelsean në shtëpinë e saj.

Khvicha Kvaratskhelia shënoi i pari në ndeshje, duke gjetur rrjetën e golit në minutën e gjashtë.

Parisi e dyfishoi epërsinë në minutën e 14-të të ndeshjes, përmes Bradley Barcolas.

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa në pjesën e dytë, PSG-ja shënoi edhe një herë.

Ishte Senny Mayulu që shënoi në minutë 62-të për 3-0, duke i dhënë goditjen e fundit Chelseat, që nuk arriti të bënte asgjë në këtë përballje.

Rezultati i përgjithshëm i kësaj ndeshje ishte 8-2 për PSG-në

Në çerekfinale, Parisi do të ketë punë me fituesin e duelit Liverpool – Galatasarayt, me turqit që po fitojnë 1-0 nga ndeshja e parë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo