Protesta e opozitës në Tiranë, shpërthen dhuna, kryeministria në flakë (VIDEO)





Sikurse ishte paralajmëruar prej ditësh, pasditen e kësaj të diele, Partia Demokratike zhvillon protestën e saj kombëtare të radhës para Kryeministrisë në Tiranë.

Kreu i PD, Sali Berisha mbërriti pak para orës 18:00 në selinë blu, i veshur sportiv. Pas një takimi rreth 40 minutash, Berisha nisi marshimin bashkë me protestuesit drejt Kryeministrisë. Tubimi i sotëm nuk nisi me fjalime, por me molotovë drejt godinave.

Godina sulmohet me molotovë e fishkzjarre, kundërpërgjigjet ashpër policia

Sakaq, vijojnë shpërthimet e njëpasnjëshme, pasi protestuesit janë zhvendosur tashmë në drejt të qendrave ministrore, ku objekt i sulmit të protestuesve tashmë ishte Ministria e Brendshme, ku u hodhën sërish sasi të konsiderueshme molotovësh dhe fishekzjarrësh në drejtim të saj, por kësaj radhe hedhja ishte e pakontrolluar duke shkaktuar panik për shëndetin e policëve.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo