Privatësia nuk ka çmim: Jeff Bezos paguan gjobë mujore vetëm për të mbajtur gardhin e lartë





Për njeriun e dytë më të pasur në botë, Jeff Bezos, rregullat ligjore ndonjëherë janë thjesht një faturë tjetër për t’u paguar. Themeluesi i Amazon është bërë temë diskutimi në mediat rozë për shkak të gardhit dhe rrethimit të lartë në vilën e tij luksoze në Beverly Hills.

​Sipas rregulloreve lokale në këtë zonë elitare, gardhet dhe shkurret dekorative nuk lejohen të kalojnë një lartësi të caktuar. Mirëpo, gardhi i Bezos i tejkalon këto dimensione për të garantuar privatësi maksimale nga paparacët dhe kureshtarët.
​Për këtë shkelje, autoritetet lokale i lëshojnë rregullisht gjoba që kapin vlerën e rreth 1,000 dollarëve në muaj. Për një miliarder si ai, kjo shumë konsiderohet e papërfillshme dhe ai ka vendosur të paguajë gjobën vazhdimisht në vend që të shkurtojë gardhin.

​Në rrjetet sociale, ky rast po cilësohet me shaka si “gardhi më i shtrenjtë në Amerikë”, duke treguar se kur pasuria është e pafundme, gjoba nuk shërben më si ndëshkim, por si një “tarifë” për të thyer rregullat.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo