Prania e Mark Rutte në Shkup: NATO garanton mbrojtjen e të gjitha vendeve anëtare





Vetë prania e njeriut të parë të NATO-s, Mark Rutte, në vendin tonë është një tregues i qartë se NATO është me ne dhe se Aleanca do t’i mbrojë të gjitha vendet anëtare nëse ato sulmohen, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shkup.

E pyetur nëse ende qëndron në qëndrimin e saj të para disa ditëve, kur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se nuk sheh kërcënime për sigurinë e vendit tonë, Davkova u shpreh:

“Në fjalimin e tij u konfirmua se NATO do t’i mbrojë të gjitha vendet anëtare nëse ato gjenden në një situatë ku mund të sulmohen”, tha Davkova.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo