Policia arreston arsimtarin që dyshohet për dhunë ndaj nxënësit





Një arsimtar i një shkolle fillore në Mamushë është arrestuar pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar për shërim në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndodhet në ndalim policor.

“Mamushë 06.03.2026 – 10:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor”, njofton PK.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo