Po zgjidhnin Ayatollahun e ardhshëm, Izraeli vret zyrtarët iranianë! Eliminon komandantin e forcave Qud në Liban





Izraeli thotë se ka vrarë disa zyrtarë të lartë iranianë të cilët po numëronin votat për të zgjedhur ayatollahun e ardhshëm të Iranit.

Lajmi u raportua nga gazetarja e Fox News,Trey Yingst sot duke shtuar se kjo lëvizje “tregon aftësinë e inteligjencës izraelite në këtë luftë.”

“Ata synuan pikërisht mbledhjen në Teheran ku mbetjet e udhëheqjes po mblidheshin për të zgjedhur një Lider të Lartë të ri,” tha Yingst, duke shtuar se burime izraelite besojnë se sulmi ndodhi ndërsa po numëroheshin votat.

Ndërkohë forcat izraelite konfirmuan eliminimin e komandantit të lartë të Forcës Quds, përgjegjës për operacionet iraniane në Liban, Gjeneralin Davoud Ali Zadeh.

IDF tha se Zadeh urdhëroi Hezbollah-un të sulmonte Izraelin për të mbrojtur regjimin terrorist iranian, duke sakrifikuar sigurinë e Libanit dhe qytetarëve të tij.

Forcat izraelite njoftuan se do t’u japin përfaqësuesve iranianë 24 orë kohë për tu larguar nga Libani.

“IDF nuk do të tolerojë asnjë prani të përfaqësuesve të regjimit terrorist iranian brenda territorit libanez dhe do t’u lejojë përfaqësuesve të regjimit në vend të largohen gjatë 24 orëve të ardhshme,” thuhet në një deklaratë të IDF-së.

“Pas këtij afati, asnjë vend në Liban nuk do të konsiderohet strehë e sigurtë për personelin e regjimit iranian. IDF do të sulmojë këto objektiva me forcë të plotë kudo që ndodhen,” vijon deklarata.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo