Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përmes Qendrës së Burimeve për Mbështetje të Zhvillimit të Komunave, pas përzgjedhjes së parë të aplikimeve të mbërritura, e formoi bazën fillestare prej 170 ekspertëve dhe praktikantëve, me çka vendoset bazë e fuqishme për mbështetje me kohë, profesionale dhe të synuar të komunave në zgjidhjen e sfidave konkrete lokale, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.
Sqaroi se me këtë baza e ekspertëve është vendosur në funksion, ndërsa komunat munden, sipas nevojave të tyre, të shfrytëzojnë mbështetje profesionale në sfera të ndryshme.
Zonat e ekspertizës së nevojshme kanë lidhje me kompetencat burimore të komunave, por edhe më gjerë, duke përfshirë sektorë të cilët kanë ndikim të rëndësishëm mbi funksionimin e vetëqeverisjes lokale, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe krijimin e zgjidhjeve strategjike për zhvillim afatgjatë.
Njëherësh, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale informon se prej sot përsëri e hap Thirrjen publike për shprehjen e interesit për përfshirje në bazën e ekspertëve në Qendrën e Burimeve.
Thirrja do të jetë e hapur në vazhdimësi, me qëllim që të gjithë profesionistët e interesuar me ekspertizë dhe përvojë adekuate të kenë mundësi të aplikojnë dhe të përfshihen në bazën e ekspertëve, duke kontribuuar drejt sigurimit të mbështetjes cilësore dhe me kohë për komunat.