Pas disa vitesh, u nënshkrua Marrëveshja Kolektive, pason rritje graduale e pagave dhe përmirësim i kushteve për të punësuarit





Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, së bashku me përfaqësuesit e organizatave sindikale, sot në ambientet e ministrisë nënshkroi Marrëveshjen Kolektive, me të cilën parashihet rritje e pagave për të punësuarit, si dhe rregullim shtesë i statusit të punës.

Ky është një hap i rëndësishëm, duke pasur parasysh se për disa vite nuk kishte një Marrëveshje Kolektive në fuqi, gjë që paraqiste shqetësim dhe pasiguri, si dhe mundësi të kufizuara për avancimin e të drejtave dhe kushteve të punës për të punësuarit në këtë sektor.

Përveç rritjes së konsiderueshme të pagave, Marrëveshja Kolektive siguron edhe mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të punës për të gjithë të punësuarit.

Sipas Marrëveshjes Kolektive, rritja e pagave do të realizohet në mënyrë graduale gjatë tre viteve të ardhshme.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me këtë akt konfirmon përkushtimin e saj për ndërtimin e një ambienti pune stabil, të drejtë dhe motivues, ku puna e të punësuarve do të vlerësohet në mënyrë të denjë dhe të drejtat e tyre do të mbrohen.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo