OVL-UÇK paralajmëron nesër protestë për ekspozitën mbi masakrat në Kosovë





Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka paralajmëruar protestë të hënën në Prishtinë, duke reaguar ndaj ekspozitës që, sipas tyre, shtrembëron historinë e masakrave gjatë luftës.

Protesta do të mbahet nga ora 13:00 para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla e kanë cilësuar ekspozitën si fyerje për vendin dhe për të rënët, ndërsa Prokuroria Speciale do të shqyrtojë nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo