Ambasadori i deritanishëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka përfunduar mandatin e tij në vendin tonë.
Ai në një postim në llogarinë e tij në X ka publikuar edhe një fotografi nga aeroporti i Prishtinës teksa po largohet nga Kosova.
“Gjitha të mirat, Kosovë”, ka shkruar Orav në mbishkrimin e fotografisë lamtumirës.
Diplomati estonez, Aivo Orav, e mori detyrën si shef i Zyrës së BE-së në Kosovë në shtator të vitit 2024-ës nga Tomasz Szunyog, transmeton Klankosova.tv.