“Nuk mund të vazhdoj!”- Këngëtarja e famshme ndërpret koncertin në Milano, i ndodh e papritura gjatë performancës





Këngëtarja spanjolle Rosalía është detyruar të ndërpresë koncertin e saj në Milano pasi pësoi një helmim të rëndë nga ushqimi gjatë performancës.

Artistja ishte duke performuar në Unipol Forum në Milano, si pjesë e turneut të saj “Lux Tour”, kur njoftoi publikun se nuk ndihej në gjendje të vazhdonte shfaqjen.

Gjatë një momenti në skenë, Rosalía u shpreh se kishte tentuar të përfundonte koncertin pavarësisht gjendjes së saj të rënduar shëndetësore. Ajo tregoi se kishte përjetuar simptoma të forta, përfshirë të vjella dhe dhimbje, duke shtuar se kishte bërë maksimumin për të mos zhgënjyer fansat.

“Jam shumë e sëmurë dhe po përpiqem vërtet, por nuk mund ta vazhdoj”, tha ajo para se të largohej nga skena, ndërsa publiku e duartrokiti në mbështetje.

Turneu i saj ndërkombëtar “Lux Tour” kishte nisur më 16 mars dhe pritet të vazhdojë në qytete të tjera, megjithëse ende nuk dihet nëse kjo situatë do të ndikojë në datat e ardhshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo